Pas Italisë, a mund të ketë tërmet edhe në Maqedoni?

Këto seri tërmetesh që po ndodhin në Itali, në shkencë quhen “mori tërmetesh”, dhe vlerësoj se ky tërmet është i fundit.  Nuk do të ketë më tërmete dhe kuptohet se të njëjtat nuk mund të transferohen edhe në territorin e Maqedonisë, është e pamundshme, shprehet për gazetën “Dnevnik” Mihail Garevski, drejtor i Institutit për inxhinieri të tërmeteve, transmeton Portalb.

Ai shton se është fat për italianët që tërmeti me fuqi prej 6.6 shkallëve sipas Rihterit në thellësi prej 6km thellësi, ka goditur në fshatrat malore ku nuk ka shumë banorë, se do të kishte pasur edhe shumë humbje në njerëz nëse kishte goditur ndonjë qytet më të madh.

Garevski përfundon se tërmetet kanë përfunduar. “Shumë energji është harxhuar dhe nuk do të ketë më së paku në 4-5 vjetët e ardhshme. Në 6 muajt e ardhshëm do të ketë ‘aftershok’ dhe pastaj gjithçka do të qetësohet”, theksoi ai.

Tërmeti prej 6.6 shkallësh të Rihterit që ka ndodhur të dielën në mëngjes, përveç dëmeve materiale ka lënë të lënduar 20 persona./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button