Bashkëshorti i Gordana Jankulloskës u bë funksionar

Bashkëshorti i ish ministres  së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloskës, Vllatko Ilievski, është emëruar për kryetar i Këshillit Inspektues. Vendimi i Qeverisë, me nënshkrim të zëvendëskryeministrit, Nikolla Todorov, sot është publikuar në “Gazetën Zyrtare”, njofton Portalb.

Ilievski përpara dy muajve, më 18 gusht, është zgjedhur për kryerës detyre si kryetar i këtij institucioni, ndërkaq tani edhe zyrtarisht ka ardhur në kryet të Këshillit Inspektues.

Bashkëshorti i Jankulloskës më parë është emëruar këshilltar në kabinetin e kryeministrit të atëhershëm, Nikolla Gruevski,  ndërkaq në vitin 2013 është bërë anëtar i pavarur i bordit të drejtorëve të Berzës së Maqedonisë.

Derisa Ilievski përparon në karrierë, bashkëshortja e saj, Gordana Jankulloska, përballet me disa hetime të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Jankulloska dha dorëheqje nga MPB dhe nuk është e punësuar në ndonjë institucion tjetër shtetëror, transmeton Portalb.

Çfarë vendime do të sjellë Ilievski?

Këshilli Inspektues është i përbërë nga kryetari dhe gjashtë anëtarë. Të gjithë shtatë anëtarët i zgjedhe Qeveria me konkurs publik.

Këshilli është i obliguar për 28 shërbime inspektuese (nuk ka kompetenca ndaj shërbimeve inspektuese dhe inspektorët e njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe Qytetit të Shkupit, Drejtoria për të Ardhura Publike, Ministria e Punëve të Brendshme), prej të cilëve 14 janë të organizuar si inspektorate dhe 14 janë të organizuara si njësi në tjera organe të administratës shtetërore.

Qëllimi i këtij Këshilli është zhvillimi i kapacitetit të shërbimeve inspektoriale për mbrojtje të sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve, mbrojtjen e konkurrencës së pazarit dhe mbrojtjen e interesave fiskale të shtetit.

Përpara Ilievskit, në krye të pozitës së Këshillit Inspektues ishte Vanço Kargov i cili aty erdhi nga karrigia e drejtorit të Doganës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button