Që nga ironia e deri te zemërimi, komente për Dime Spasovin

Dime Spasov, pas aksidentit, u bë top temë për komentime. Komentet janë nga më të llojllojshmet, prej atyre me ironi deri te ato me zemërim, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb..

Nëse dikush festohen këto ditë, por në aspektin negativ, ai është Dime Spasov, zëvendësministri plotësues i Punës dhe Politikës Sociale, pasi që ka bërë dy aksidente me veturë zyrtare duke e shfrytëzuar për nevoja private. “Facebook” po eksplodon nga komentet.

Aleksandar Dimitrov ka shkruar se ndjehet i poshtëruar dhe sikur të ketë 10 vjet: “Turp, me të vërtetë patjetër duhet të ndërrohet, këto nuk janë normal, na bëjnë budalla”. Mladen Markoviq e porosit Spasovin që të jep dorëheqje dhe në mënyrë ironike e këshillon që të punësohet në investimet e reja, që të merr 12 mijë euro rrogë, në rrugë nuk do të ngelet pas gjithë atyre vendeve të punës, “atëherë nuk do të kishe pasur kohë që të pihesh, e ku më të vozitje automobil”. Igor Milenovski gjithashtu ironizon: “VMRO në mbrojtje të Dimes: “LSDM nuk ka program!” Ashtu sikur edhe Nat Ann: “Branko është fajtor. Edhe Zaev. Edhe PSP. Edhe shërbimet e huaja… Me siguri ka edhe dikush që është fajtor”. Pas informatave se Spasov ka ikur nga vendi i aksidentit dhe është paraqitur në polici, Qamil Isein thotë: “E ka detyruar Grujo që të paraqitet në polici. E përfunduar, është rregulluar puna. Ata vrasin dhe askujt asgjë…”. Sashka Angellovska duke u tallur thotë: “Tani pas dënimit do të bëhet ambasador. Cirku vazhdon për fat të keq”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button