Reagim i VMRO-DPMNE-së pas kërkesës së LSDM-së për përgjegjësi të Spasovit

LSDM është inferior kur bëhet fjalë për përballje me problemet e vërteta të qytetarëve. Nuk ka çka t’u ofrojë dhe për atë tema qendrore 40 ditë para zgjedhjeve  është fatkeqësia e komunikacionit me dëm material prej 150 euro, reagon VMRO-DPMNE pas kumtesës së sotme të LSDM-së në lidhje me zëvendësministrin plotësues Dime Spasov.

“LSDM është e vetëdijshme se nuk mundet ta kundërshtojë  VMRO-DPMNE-në kur janë në pyetje projekte, ekonomia, zvogëlim i papunësisë. Për atë duhet të mendohet dhe fabrikohet  gënjeshtra dhe ta manipulojë opinionin, duke imponuar tema të cilat para zgjedhjeve  duhet ta tërheqin vëmendjen e qytetarëve nga oferta e partive. LSDM-ja edhe njëherë e tregoi fytyrën e vërtetë. Nuk u interesojnë as faktet, as procedurat institucionale. Fabrika për afera do të mendojë konstrukcion dhe partia dhe mediat nën kontroll të partisë do të gjykojnë”, citon VMRO-DPMNE.

Për atë, shton, nga LSDM-ja nuk ka përgjigje se kush janë personat  të cilët e kanë ndjekur Spasovin dhe çka është ndërmarë kundër këtyre personave dhe për atë mendon gënjeshtra dhe konstrukcione pa asnjë dëshmi në funksion të krijimit të konfliktit, destrukcionit dhe krizave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button