Zhvillimet në DSK, arrin eksperti i “Eriksonit”

Ka arritur në Maqedoni eksperti i shumëpritur i kompanisë “Ericsson”. Ardhjen e tij e konfirmuan edhe Prokuroria Speciale. Përmes një kumtese me shkrim, nga specialja njoftuan se eksperti ka siguruar materialet e nevojshme, transmeton Alsat-m.

“Janë siguruar të gjitha të dhënat nga serverët ndihmës, në përputhshmëri me vendimin e gjyqit. Lënda është në procedurë para hetimore. Në këtë situatë nuk mund të ndajmë më shumë informacione. Materialet e siguruara do të jenë pjesë e analizave dhe rezultatet tona në kohë do të ndahen me publikun”., njoftuan nga Prokuroria Speciale Publike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button