Titulli jo i vërtetë është gazetari joetike dhe joprofesionale

[Recension: Pas dy mujash do të arrijnë 8.500 denarë në llogarinë e çdo të punësuari në Maqedoni]

Problemi me këtë tekst më shumë është te titulli. Duke mos pasur çka t’i ofrojnë publikut në përmbajtjen e produktit gazetaresk, gazetarët shpeshherë dijnë të përpiqen që lexuesin ta tërheqin me titullin, që është një lloj mashtrimit, për shkak se në brendi të tekstit nuk vërtetohet ajo që është thënë në titull. Ky është një veprim krejtësisht joprofesional dhe joetik në gazetari.

k-15Linku deri te artikulli origjinal: Pas dy mujash do të arrijnë 8.500 denarë në llogarinë e çdo të punësuari në Maqedoni

Data dhe koha e publikimit: 26.10.2016, 12:09

Data e recensionit: 27.10.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

Produkti gazetaresk që e recensojmë fillon me një titull tendencioz dhe të pavërtetë.

“Pas dy mujash do të arrijnë 8.500 denarë në llogarinë e çdo të punësuari në Maqedoni” është titull i pavërtetë. Nuk është e vërtetë se aq para do të arrijnë te çdo i punësuari, por te të punësuarit në ato kompani që janë të obliguara të paguajnë regres për pushimin vjetor edhe atë vetëm për një pjesë të tyre.

Në artikull, poashtu, nuk mund të shihet se është bërë ndonjë përpjekje që të kuptohet diçka më tepër, të hulumtohet, dhe në fund, të arrihet deri te e vërteta.

Për shembull, që teksti të jetë gjithëpërfshirës, ka mundur të përpunohet dhe të hulumtohet informata që e publikuan edhe një pjesë e medieve të tjera, se firmat më të vogla dhe ato që kanë probleme financiare akoma nuk kanë paguar regres për pushimin vjetor, që në popull njihet si K-15. Në tekstin që e recensojmë është theksuar vetëm si informatë pa sqarim, ndërsa në titull thuhet krejtësisht e kundërta.

Një pjesë e medieve kanë edhe qëndrime të organizatave sindikale të cilat heqin të zitë e ullirit për t’ua paguar paratë të punësuarve të tyre:

“Fundin e vitit e presin edhe në Sindikatin për industrri, energjetikë dhe xehetari (SIEX), që të bëjnë një përmbledhje të punëdhënësve që nuk do ta paguajnë K-15.

– Më kritike situata do të jetë me disa firma që janë në gjendje të keqe financiare. Shembulli më i theksuar është Shkritorja. Mirëpo, tani për tani nuk kemi kërkesa për zvogëlimin e shumës – thotë kryetari i SIEX-it, Pece Ristevski”.

Që një tekst të jetë profesional, duhet të ketë së paku disa elemente që ndërlidhen me temën dhe të cilat në mënyrën më të mirë do t’ia prezantojnë atë lexuesit, e për këtë nevojitet verifikim i disa burimeve, edhe atë së paku dy. Ky artikull nuk e ka këtë, mirëpo ka titull tendencioz, senzacional dhe të pavërtetë.

Sipas standardeve etike dhe profesionale, titulli asnjëherë nuk duhet ta orientojë lexuesin në drejtim të gabuar, por në mënyrë objektive ta paraqesë informatën kryesore të cilën ka dashur ta transmetojë teksti.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button