Ivanov: Për pranimin e Kosovës në UNESCO vendos Qeveria e re

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov ka thënë se qeveria e re e Maqedonisë do të shikojë interesin kombëtar  dhe të vendos për votimin rreth anëtarësimit të Kosovës në Uneso dhe ka shtuar se shpreson që ky vendim do të ishte në interes të të gjithëve.

“I mbetet Qeverisë së re që të shikojë interesin kombëtar. Çdo vend është i bazuar në interesat e veta dhe në radhë të parë mbron intresat e qytetarëve të saj”, tha Ivanov në një konferencë shtypi të mbajtur në Beograd me rastin e vizitës atje, raportojnë mediat në Serbi.

Ivanov rikujtoi se zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, të planifikuar për 11 dhjetor, dhe ky vend do të bëhet me parlament dhe qeveri të re e  cila, thotë ai, do të ketë aftësinë për të rishikuar të gjitha vendimet e mëparshme.

Maqedonia në nëntor të vitit të kaluar ka votuar për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button