Zidane: Ja kush e meriton Topin e Artë

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka thënë se tashmë është e qartë që Cristiano Ronaldo duhet ta fitojë Ballon d’Or pas arritjeve me klubin dhe kombëtaren portugeze këtë vit.

Ronaldo e ka ndihmuar Real Madridin që ta fitojë Ligën e Kampionëve në Maj dhe më pas e ka fituar Kampionatin Europian në Francë gjatë kësaj vere.

31 vjeçari Ronaldo është favorit që ta fitojë çmimin këtë vit dhe Zidane mendon se ai është zgjedhja e duhur.

“Nëse ktheheni prapa në kursin e këtij viti, dhe e shihni se çfarë Ronaldo ka arritur, është për tu impresionuar”, ka thënë Zidane para reporterëve, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

“Ajo që ai ka arritur në vitin 2016, nuk është vetëm në baza individuale mirëpo për ekipin dhe vendin e tij, ka qenë e madhërishme”.

“Ai e meriton ta marrë Ballon d’Or”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button