Doan Osmani eliminohet pas barazimit

Ka filluar Kampionati Evropian në Karate që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë, e ku edhe Maqedonia është pjesëmarrëse me 35 garues. 

Sot i pari që ka zhvilluar luftë ishte Doan Osmani, i cili edhe pse ka përfunduar luftën me rezultat të barabartë 1:1, më pas kanë qenë gjyqtarët ata të cilët i kanë dhënë fitoren garuesit belg Adams Nick me rezultat 4:1. Doan Osmani ka garuar në kategorinë e kadetëve deri në 70 kilogram.

Garuesi tjetër shqiptar, Berat Jakupi i cili edhe mbron titullin në kategorinë 78+ për gjeneratën U-21, për kundërshtarë të dielën do të ketë karateistin bjellorus Kurhan Dzmitry. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button