Huseini: Presim suksese në KE në Rusi

Përfaqësuesja e Maqedonisë në karate do të merr pjesë në Kampionatin Evropian për kadet, juniorë dhe U21 që do të mbahet në Sochi të Rusisë nga 2 deri më 4 shkurt të këtij viti.

Maqedonia do të paraqitet me 20 garues në kategori të ndryshme (femra dhe meshkuj), KATA dhe KUMITE (luftëra).

– Doan Osmani U21 -75 kg KK FATI TETOVË, Ardit Marku U21 – 60 kg KK URANIKU DIBËR, Krenar Xhaferi junior +76 kg KK SHKËNDIJA TETOVË dhe Fahik Vejseli junior -61 kg KK OLIMPIK SHKUP.

Favoriti shqiptarë është Doan Osmani, kampion aktual ballkanik në kategorinë -75 kg në Mal të Zi që u zhvillua në dhjetor të vitit 2017.

Për formën e karateistëve ka folur seleksionuesi i Maqedonisë U21 m.r. Arlind Huseini: “Jam i kënaqur me formën fizike dhe tekniko-taktike të garuesve të mi, pasi në stërvitjet e fundit që i zhvvilluam në Shkup me reprezentacion pash një formë tepër të mirë të tetë garuesve në kategorin e juniorëve të vjetër 18-21 vjet. Favoritë janë të gjithë për shkak se të gjithë janë në formë të duhur për të bërë rezultate kulminante. Pres një karakter të fortë, pa nënçmuar as veten dhe as kundërshtarin, mbrojtjen apo rezultatin pozitiv do ta ruajmë me sulm për të qenë më bindës ne çdo rreth.

Ne Sochi askush nuk do ta ketë të letë kur do përballet me garuesit e Maqedonisë” ka thënë Arlind Huseini seleksionues i reprezentacionit të Maqdonisë në kategorinë U21. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button