Kosova kundër Xhamajkës në Mitrovicë

Sipas të gjitha gjasave me 4 mars në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të zhvillohet ndeshja e parë miqësore ndërkombëtare, Kosovë-Xhamajkë.
Lajmin e kanë konfirmuar disa zyrtarë të FFK-së, por zyrtarizimi pritet brenda orëve të ardhshme.

Sigurisht se Xhamajka nuk është një kundërshtar që do ta dëshironte Kosova, por në kushte dhe rrethana të tilla, më mirë është luhet një ndeshje në Kosovë, se sa të kërohet kundërshtari më i fortë në kohën kur të gjitha përfaqësueset evropiane dhe botërore, të cilat e kanë pranuar Kosovën si shtet dhe mund të luajnë miqësore, janë të zëna, andaj kundërshtari i parë i Kosovës do të jetë Xhamajka.

Ditë më parë FIFA, i ka dhënë leje Kosovës t’i zhvilloi ndeshjet miqësore me çdo përfaqësuese që është gati dhe ka kohë të luaj me Kosovën.

Lajme të ngjashme

Back to top button