Ahmeti: Nuk ka afrim të pozicioneve me VMRO-në, do shohim veprimet e mëtutjeshme

Lideri I BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se deri më sot nuk ka afrim të pozicioneve në mes partisë së tij dhe VMRO-DPMNE-së, për kandidatin presidencial  i  cili do të jetë i pranueshëm për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Pas takimit me drejtorin e drejtorisë për zgjerim  të Komisionit Evropian,  Daniellson,  Ahmeti tha se nuk tërhiqen nga ideja për të pasur një kandidat konsenzual. “Ne e kemi njoftuar  opinionin dhe partnerin e koalicionit për idenë e një kandidati të pranueshëm”, tha Ahmeti.

Lidhur me mundësin e bojkotimit të zgjedhjeve presidenciale, Ahmeti theksoi se të gjitha opsionet janë në tryezë dhe për to diskutohet në të gjitha organet e partisë.

“I bëjmë të gjitha analizat e detajuara për situatën, analizojmë edhe veprimet që do ët ndërmerren në të ardhmen. Pa marrë përsyshë se a do ët jenë veprime politike apo të tjera, me rendësi është që të debllokohen aspiratat euroatlantike”, tha Ali Ahmeti.

Ai e vlerësoji takimin me Daniellson si shumë të rëndësishëm, në të cilën është biseduar për shumë çështje që kanë të bëjnë me rrugën e Maqedonisë drejtë Bashkimit Evropian.

“Vlerësuam se ka disa hapa pozitiv që janë bërë siç është Ligji zgjedhorë dhe Ligji për media, njëkohësisht biseduam për de bllokimin e proceseve euro integruese të vendit si deh zgjidhjen e çështjes së emrit”, tha Ahmeti pas takimit me drejtorin e drejtorisë së Komisionit Evropian për zgjerim, Danillson.

Lajme të ngjashme

Back to top button