Thaçi: BDI dhe VMRO në rrethin e parë do të aktrojnë, në të dytin do të përkrahin njëra tjetrën

“Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale dy partitë në koalicionin qeveritarë do të aktrojnë sikur nuk po pajtohen, ndërsa në rrethin e dytë do të përkrahin njëra tjetrën. Luhet me nacionalizëm dhe keqpërdoret gjithë kjo që të fitohet edhe një mandat. Sa i përket Listës Zgjedhore ajo nuk është i saktë sepse ende nuk kemi pasur regjistrim të popullsisë”, deklaroi lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi pas takimit me drejtorin e Drejtorisë për Zgjerim në BE, Kristijan Danielson. 

Thaçi thotë se PDSH-ja është e gatshme për zgjedhje parlamentare, por ka dy kushte.

Njëri nga ato është revidimi i Listës Zgjedhore ndërsa për të dytin e ka njoftuar Bashkimin Evropian dhe është i vjetër 12 vjet.

“Ne kemi problem të madh në disa vendbanime ku humbim me një epilog skandaloz nga oponentët tanë dhe kjo është jodemokratike”, tha Thaçi.

Në takimin me Danielson Thaçi ka biseduar edhe për integrimet euro-atlantike si dhe lirinë e mediave.

Lajme të ngjashme

Back to top button