Ibra: T’i tregojmë City kush është “shefi” në qytet

Zlatan Ibrahimovic ka kërkuar nga United që ata të tregojnë se kush është “shefi” në këtë qytet.

Kjo duke i paraprirë ndeshjen që dy skuadrat nga Manchester, United dhe City do të përballen në kuadër të EFL Cup.

Ibra ka bërë lënë shenjë në derbin e fundit ku edhe ka shënuar gol, por që humbën 2:1 nga skuadra e Pep Guardiolas.

“Nuk mund të shkojmë pas dhe t’i ndryshojmë rezultatet, absolutisht jo, por ne mund të bëjmë dallimin në ndeshjet vijuese.”

“E kemi mundësinë që të luajmë kundër City në shtëpi”, ka thënë Ibrahimovic.

Ai ka thënë se në këtë ndeshje, duhet t’i tregohet skuadrës kundërshtare se kush është “shefi” në këtë qytet./Klan Kosova

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button