Dieta e fundit për meshkujt: mbi 3 kg në 1 muaj

Thuhet se meshkujt janë nga Marsi dhe gratë nga Venusi, dhe të dy janë në dy botë të ndara kur bëhet fjalë për t’u dobësuar. Meshkujt si duket e kanë më të lehtë për t’u dobësuar, shkruan shendeti.com.al.

Dhe, sipas dietologes Rhiannon Lambert, ka një arsye.

“Meshkujt kanë më shumë masë muskulore, prandaj djegin 20% më shumë kalori”, thotë Rhiannon. “Ata kanë gjithashtu nivele më të ulëta të estrogjenit, që ruan yndyrat”, shton ajo.

Metabolizmi tek femrat gjithashtu fillon të dobësohet me kalimin e moshës, ndërkohë që tek meshkujt është më i shpejtë. Gratë janë më të orientuara drejt karbohidrateve, ndërsa meshkujt janë më të fokusuar tek mishi.

Prandaj, djema, keni më shumë shanse se gratë për t’u dobësuar. Plani 7-ditor i dietologes shërben si për meshkujt ashtu edhe femrat të cilët duan të dobësohen dhe të hanë shëndetshëm.

Para se të nisni dietën, duhet të eliminoni menjëherë këto ushqime:

  • qumështin
  • të gjitha llojet e bukës, përveç asaj të thekur
  • sheqerin
  • alkoolin

Këshilla

  • Prisni 4-5 orë mes çdo vakti.
  • Hani fruta sa më shumë, shmangni bananen, ananasin dhe papajën.
  • Hani ushqime të pasura me proteina në çdo vakt.
  • Varieteti është çelësi kryesor në një dietë, përdorni burime të ndryshme të mishit/peshkut/perimeve gjatë ditës.
  • Qëndroni larg nga karbohidratet e përpunuara, konsumoni në vend të tyre patatet të ëmbla dhe drithëra të shëndetshme, si oriz integral, kuinoa, elb etj.
  • Pini minimumi 2 litra ujë në ditë.

Pjesën më të madhe të erëzave dhe produkteve ushqimore mund t’i gjeni tek Alegria (dyqani  kryesor Rr. Margarita Tutulani, 300 m sa kalon shkollën Petro Nini, Tiranë).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button