Interpol: Janë sekuestruar 460 milionë dollarë në operacion global

Më shumë se 460 milionë dollarë dhe 300 copë armë janë sekuestruar në një operacion global kundër kontrabandistëve, nga të cilët pjesa më e madhe në Meksikë, kumtoi sot Interpoli.

“Me këtë operacion janë sekuestruar miliona dollarë dhe qindra copë armë nga duart e krimit të organizuar, si dhe nga grupet potenciale terroriste, theksoi në kumtesë sekretari i përgjithshëm i Interpolit, Jirgen Shtok.

Në operacionin “Himer”, i cili ka zgjatur katër javë, kanë marrë pjesë 70 vende.

Shtok theksoi se kjo tregon qartë se çka mund të arrihet me ndihmën e bashkëpunimit të afërt.

Qëllimi i operacionit ka qenë tregtia ilegale me armë të kalibrit të vogël, çeqe, para kesh dhe fletëobligacione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button