Tensione në KE të VMRO Popullore: “Era fryen” drejt DPMNE-së, vendimi final këtë javë

Pas seancën dyorëshe me tension të Këshillit Ekzekutiv, VMRO Popullore nuk solli vendim se me kë kjo parti do të bëjë koalicion dhe do të mbështes në zgjedhjet e parakohshme më 11 dhjetor.

Siç mëson “Meta”, anëtarët kanë vendosur që t’i japin edhe disa ditë kryetarit të kësaj partie, Lubço Georgievski, që të mundet deri në këtë fundjavë të merr vendim final.

Megjithatë, sipas informacioneve gjërat lëvizin në drejtim që të pranohet oferta e fundit që partia opozitare djathtiste e ka marrë nga VMRO DPMNE-ja në pushtet.

Siç njoftuam, para fillimit të seancës së Këshillit Ekzekutiv të VMRO-së Popullore, VMRO DPMNE ka dorëzuar propozim – pako të ri për formimin e koalicionit dhe për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhje. Në propozim, siç mësohet, janë ofruar poste ministrore, të drejtorëve dhe poste udhëheqëse për kuadro të VMRO Popullore, nëse ju bashkëngjiten dhe nëse partia e tanishme në pushtet sërish qëndron në krye të pushtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button