Të punësuarit dy herë paguajnë për FSPM-në, është e kundërligjshme fondi pensional të mbushet nga buxheti (VIDEO)

Vetëm vitin e kaluar pothuajse 24 milionë euro nga Buxheti janë derdhur në Fondin për Sigurim Pensional, thuhet në Raportin për punën e këtij fondi, njofton tv21.tv

Paratë do të shfrytëzohen për shlyerjen e detyrimeve ligjore, shpenzime transitore si dhe për mbulimin e deficitit të krijuar. Sipas analistit ekonomik, Zoran Vitanov, është kundërkushtetuese që paratë e Buxhetit të derdhen në Fondin për Sigurim Pensional.

“Fondi për Sigurim Pensional i Maqedonisë nuk është i definuar që të mbushet nga Buxheti.  Fondi është i definuar të mbushet prej ekonomisë dhe nga të punësuarit aktivë si dhe nga mjetet e plasuara të Fondit, përmes së cilave ri investon dhe pret dividendë. Është kundër kushtetuese fakti që Buxheti intervenon në mbushjen e Fondit për Sigurim Pensional, sepse qytetarët fare nuk janë fajtorë dhe të obliguar. Ata edhe ashtu japin nga rroga.  Përmes tatimeve paratë dyfish kthehen në buxhet, sepse shkurtohen nga shëndetësia, arsimi, mbrojtja, policia. Kjo është plotësisht kundër kushtetuese dhe për këtë askush nuk flet”, u shpreh Zoran Vitanov, Analist Ekonomik.

Megjithatë, në Raportin për punën e vitit 2015 nuk shkruan asgjë për problemet e vitit të kaluar, kur fondet e sigurimeve private ankoheshin se Fondi pensional u ka borxh 13 milionë euro. Nga Fondi i Sigurimit Pensional së pari i hodhën poshtë këto  pohime. Pastaj pranuan se ky borxh ekziston dhe në fund e paguan borxhin. Kjo pasoi vetëm një ditë pasi që Qeveria përmes Letrave shtetërore me vlerë mori hua 30 milionë euro nga tregu vendor. Sot asnjë nga fondet private të pensioneve nuk u prononcuan në lidhje me Raportin e Fondit, ku nuk theksohet fare borxhi me të cilin u përballën vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button