Hollande: Duhet planifikuar strategji edhe pas operacionit në Mosul

Presidenti i Francës, François Hollande, ka thënë sot se është e nevojshme planifikimi i situatës pas operacionit të shpëtimit në Mosul, raporton Anadolu Agency (AA).

Hollande ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së mbledhjes së ministrave të Mbrojtjes së 13 vendeve të koalicionit ndërkombëtar të luftës kundër organizatës terroriste DEASH. Në një fjalim të mbajtur në këtë ceremoni ai ka thënë: “Nuk mbaron çdo gjë me shpëtimin e Mosulit. Jemi të detyruar të zhvillojmë strategji edhe për kohën pas shpëtimit të këtij qyteti.”

Duke theksuar se duhet bërë mirë llogaritja e sigurisë, krizës humanitare dhe gjendjes së përgjithshme pas mbarimit të operacionit, Hollande në vijim të fjalës së tij ka thënë se të gjitha grupet etnike dhe fetare duhet të jenë palë për të vendosur në këtë qytet.

Pas shpëtimit të Mosul-it Hollande ka thënë se është e rëndësishme që të zhvillohen plane për shpëtimin edhe të qyteteve të tjera si Rakka në Siri nga duart e DEASH-it. “Nëse Mosuli bie, kalaja e fundit në duart e tyre do të jetë Rakka. Duhet të shohim që DEASH-i do të fshihet nga gjithë harta” ka shtuar ai.

Në mbledhjen e Parisit marrin pjesë; SHBA-ja, Gjermania, Italia, Kanadaja, Britania e Madhe, Australia, Zelanda e Re, Danimarka, Norvegjia, Belgjika, Holanda, Spanja dhe Franca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button