Në ishujt grekë ka mbi 11.500 refugjatë dhe migrantë

Në ishullin grek Samos në 24 orët e fundit kanë arritur 82 migrantë të tjerë, me çka numri i refugjatëve të bllokuar në këtë ishull arriti në 2.126 persona.

Ky është numër rekord refugjatësh të cilët janë regjistruar në Samos që nga nënshkrimi i marrëveshje ndërmjet BE-së dhe Turqisë, përderisa kapacitetet vendosëse të ishull mund të pranojë vetëm 850 persona.

Në të njejtën kohë, prej dje deri sot paradite në Lezbos kanë arritur 20 migrantë dhe refugjatë, ndërsa në Hios janë regjistruar pesë arritje të reja.

Sipas të dhënave të policisë, në Lezbos për momentin ka 5.342 kërkues të azilit, ndërsa në Hios 4.205 persona. Gjithsejt, në ishujt në pjesën veriore të Detin Egje ka 11.673 refugjatë dhe migrantë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button