Situatë e tendosur në Tuzlla, protestohet dhe gjuhet me gurë ndaj Qeverisë (FOTO-VIDEO)

Rreth 3 mijë qytetarë sot janë grumbulluar para Qeverisë në Tuzlla për të vazhduar me protestat kundër situatës aktuale në Bosnje e Hercegovinë, njfoton Al Jazeera.

Protesta është organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale duke deklaruar se janë të gatshëm që të shkojnë deri në fund. Ata kërkojnë rrëzimin e Qevrisë e cila sipas tyre e ka vafëruar popullin dhe nuk ka zgjidhur problemet e qytetarëve duke punuar vetëm për fytin e tyre.

Nëpërmjet rrjeteve sociale qytetarët kanë bërë thirrje për protesta edhe ne Sarajevë.

Protesta e punëtorëve dhe e qytetarëve të pakënaqur me situatën aktuale në Tuzlla ka filluar të mërkurën para ndërtesave të institucioneve vendore ku bilanci i protestave ishte me 30 persona të arrestuar dhe 22 të lënduar.

Madje, një nga protestuesit është munduar të bëjë vetvrasje duke kërcyer nga ura por e ka ndaluar shoku i tij. Kjo tregon gjedjen e mjerueshme të popullit shkruajnë mediat në Bosnjë.

Nga Policia e Bosnjës kanë theksuar se qytetarët nuk kanë lajmëruar për protestën dhe të gjithë ata që do të shkelin ligjin do të arrestohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button