Ndryshimet klimatike problem kyç i Maqedonisë

U hap konerenca ‘Ndërtimi i kapaciteteve për zbatimin e lehtësuar të skemës Evropiane për tregtimin e emisioneve të gazrave serë’.

Shteti dhe operatorët ekonomik janë duke u përgatitur serizist për obligimet dhe përfitimet që dalin me antarësimin në BE dhe fushën e mbrojtjes të mjedisit dhe ndryshimet klimatike, tha ministri i ekologjisë, Abdylaqim Ademi.

‘Ky aktivitet është në pajtim edhe me rekomandimin për avancimin që e bën shteti ynë në sferën e klimës në fushën e integrimeve Evropiane. E njejta është rekomanduar edhe në raportin tonë të dytë kombëtarë për ndryshimet klimatike. Ne në këtë bashkëpunim shohim një udhëheqës të bashkpunimit të ardhshëm me BE-në, në shfrytëzimin e ndihmës IPA, ku për periudhën 2012-2014 kemi parashikuar përpunimin e Ligjit për një aksion klimatik dhe të strategjisë afatgjate’ tha Ademi.

Ky projekt mbështetet nga Agjencia e Mjedisit jetësor norvegjez dhe i kofinancuar nga Ministria e jashtme e Norvegjisë, me qëllim të mundësojë kushte për zbatimin e lehtë të skemës evropiane për tregti me emisionet e gazrave serë në Maqedoni.

Nills Ragnar, ambasador i Norvegjisë në Maqedoni, tha se ndryshimet klimatike janë problem i madh me të cilat ballafaqohemi çdo ditë.

‘Sistemi i BE-së për tregti me emisionet e gazrave serë është bazë e politikës së BE-së për të luftuar kundër ndryshimeve klimatike dhe mjet i saj bazë për reduktimin e emisioneve industriale të gazrave në mënyrë efektive’ tha ai.

Ky projekt kushton 711.300.00 euro, prej të cilave rreth 100 mijë euro i ka siguruar ministria e ekologjisë, ndërsa projekti duhet të realizohet në afat prej 3 viteve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button