5 gënjeshtrat të cilat ju ndalojnë së gjeturi dashurinë e duhur

Pavarësisht asaj se për çfarë gënjeshtra bëhet fjalë, është e qartë se askush nuk i meriton ato dhe pikërisht për këtë gjë sinqeriteti në ditët e sotme konsiderohet si një ndër karakteristikat më të pëlqyera. Sidomos është i rëndësishëm për lidhjet sepse çdo lidhje duhet të bazohet në sinqeritet. Duke pasur këtë parasysh, shpesh herë kur duhet vetë ta themi të vërtetën, nuk u përmbahemi këtyre rregullave dhe kjo gjë shkakton pakënaqësi në lidhje, madje edhe të qëndruarit single. Shihni 5 gënjeshtrat në vazhdim të cilat shumica ia thonë vetes së tyre dhe prej të cilave duhet menjëherë të hiqni dorë nëse doni ta gjeni dashurinë e vërtetë.

1.Dashuria është për gjithkënd përveç meje

Edhe nëse nuk i thoni këto fjalë, ato prap se prap gjenden në nënvetëdijen tuaj dhe mund të shkaktojnë frikë nga lidhjet dhe të rënit në dashuri. Në këtë rast, ndjesia e mbajtjes distancë mund të komandojë në jetën tuaj. Prandaj, në vend që të ushqeheni me këtë gënjeshtër, ndaloni së ndjeri diçka të tillë që gjendet në mes të fakteve dhe frikës suaj. Thjesht lirohuni dhe lërni hapësirë atij personi i cili me të vërtetë ju pëlqen t’ju afrohet.

2.Nuk meritoj më mirë

Kjo gënjeshtër, njëlloj sikur e para, mund t’ju ndalojë të njiheni me partnerin potencial ose t’ju mbajë të ngatërruar në lidhje jo të shëndetshme. Ata të cilët besojnë në këtë gjë, njëkohësisht edhe e shkatërrojnë veten e tyre dhe janë më të prirur për të rënë në depresion. Kur të mendoni më mirë, kjo gënjeshtër është me të vërtetë shumë e keqe – si prisni që dikush t’ju dojë dhe respektojë kur ju vetë nuk besoni në veten tuaj? Nëse keni mendime të këqija për veten tuaj ose mungesë vetëbesimi, mendoni për një vizitë me psikolog ose ndonjë person i cili do t’ju ndihmojë ta tejkaloni këtë problem.

3.E di se kjo lidhje nuk është e përkryer, por është më e mirë se të jem vetëm

Njerëzit shpesh herë janë të bindur se nuk është gjë e keqe të jenë në një lidhje e cila nuk i përmbush, të paktën deri sa ta gjejnë personin e duhur për ta. Por, kjo është gabimi më i madh i cili mundet t’ua shkatërrojë jetën. Ekziston rreziku që aq shumë të lidheni me personin e gabuar saqë të qëndroni në atë lidhje me vite. Gjithashtu, për shkak të këtij personi mund të humbisni rastin e vërtetë.

4.Ajo duhet të jetë dashuri në shikim të parë

Shumica e njerëzve nuk i referohen vetes së tyre, njejt si nevojave dhe dëshirave të tyre, prandaj edhe nuk i dinë gjërat kryesore që i kërkojnë nga partneri. Këto persona shpesh herë shkojnë në takim të parë duke u mbajtur për kriteriume joreale dhe shpresave të rrejshme, dhe kështu vendimet e rëndësishme i sjellin bazuar në përshtypjen e parë, ndjenjat dhe intuitën. Por, e gjithë kjo është vetëm një kriterium jo i sigurtë i cili nuk është i qartë dhe real. Pikërisht kjo gjë është fajtore për humbjen e personit i cili do të kishte qenë i përkryer për ju…

5.Nëse i injoroj të gjitha sinjalet, ndoshta diçka do të ndryshojë

Jo. Kjo është larg të vërtetës. Nëse ekzistojnë probleme në lidhje dhe ju vetëm i injoroni ato, me kalimin e kohës do të bëhen aq të këqija sa që do t’ju ngatërrojnë akoma më shumë. Pikërisht ky injorim për të pranuar situatat reale të cilat nuk janë të mira për ju është një rrugë e sigurtë drejt dëshpërimit dhe dhembjes. Zgjedhja e problemeve dhe largimi i gënjeshtrave është hapi i parë drejt suksesit në dashuri. Nëse e thoni të vërtetën, shumë shpejt do t’ju hapen dyert drejt gjetjes së partnerit i cili do t’ju dashurojë me të vërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button