Forcat turke neutralizojnë katër terroristë

Në kuadër të operacioneve të kryera nga ana e forcave turke të sigurisë, në veri të Irakut janë neutralizuar 4 pjesëtarë të organizatës terroriste separatiste me anë të mjeteve ajrore pa pilot, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të Forcave të armatosura turke, vazhdojnë operacionet e forcave të sigurisë ndaj organizatës separatiste terroriste në Hakkari.

Në kuadër të kësaj, në rajonin Istip Dihuk i cili ndodhet në malin Güven, në veri të Irakut janë identifikuar pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste. Me mjetet ajror pa pilot të dërguar në rajon është neutralizuar një terrorist dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Në afërsi të malit Chale që ndodhet në veri të Irakut 2 terroristë janë vrarë nga ana e mjetit ajror pa pilot, ndërsa në afërsi të Sarı Körova është vrarë një terrorist.

Numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit në Hakkari u rrit në 463.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button