Dëshira që Julia Roberts ka për ditëlindjen e saj i ka emocionuar të gjithë

Julia Roberts është një nga aktoret me famë botërore që e shohim shumë rrallë, pasi siç ka thënë vetë ajo, preferon të qëndrojë në shtëpi me fëmijët e saj, që aq shumë i dom, shkruan RevistaClass.

Megjithatë i vetmi event nga i cili nuk mungon as një vit janë çmimet GLESN, në të cilat dekorojnë njerëz e shoqata që përmirësojnë kushtet jetësore të pjesëtarëve të rinj të komunitetit LGBTQ. Ndaj, pas pjesëmarrjes të saj atje, dëshira që shprehu i ka emocionuar të gjithë.

rober

Këtë vit Julia Roberts dekoroi Jess Cagle, drejtoreshën e Time Inc.’s Style & Entertainment Group. Në fjalimin e saj, ndër të tjera tha: “Është kënaqësi dhe nder për mua të mbështes çdo vit GLESN. Më pëlen shumë kjo mbrëmje. Ua thashë edhe atyre në prapaskenë, e gjithë kjo është nata ime e tretë e preferuar e vitit. Por mos i tregoni njeriu”.

Ndërsa fjalët që emocionuan të gjithë të pranishmit, ishin këto: “Javën tjetër kam ditëlindjen, ndaj nëse dikush zgjohet me mendimin se çfarë të më dhurojë, unë kam menduar diçka. Meqë do të bëhem 49 vjeç, dhuroni 49 dollarë për GLESN. Faleminderit”, ka përfunduar ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button