“Maqedonia sot është e ndarë më shumë se kurdo herë”

Maqedonia sot është e ndarë më shumë se kurdo herë, dhe përçarjet e brendshme po reflektojnë edhe në interesat shtetërore dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë. Këtë porosi përmes telegramit të urimit e përcolli presidenti Gjorgje Ivanov me rastin e 23 tetorit, njofton TV21.

“Të ndërtojmë kulturën e dialogut dhe kompromisit, dhe ndjenjën për unitet rreth interesave të shtetit. Dhe, para se të gjithash, të respektohemi, pavarësisht dallimeve politike dhe ideologjike”, tha Ivanov.

Kryeparlamentari Trajko Veljanovski bëri thirrje për bashkim për të realizuar qëllimet e përbashkëta që ka vendi.  Sipas tij, të gjithë së bashku duhet të punojnë për të ndërtuar shtet të fortë me prosperitet të zhvilluar ekonomik dhe demokratik për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Edhe lideri i VMRO-DPMNE përcolli urimin e tij duke theksuar se ashtu siç Organizata Revolucionare Maqedonase atëherë i bashkoi të gjithë nën flamurin e lirisë, ashtu sot duhet të ketë bashkim për të mbrojtur veprat e të gjithë atyre heronjve të luftës për liri të Maqedonisë.

“Ajo luftë edhe sot pas 123 vjetësh është e gjallë dhe po aq e fuqishme. Ajo luftë sot është luftë për përparim, vende të reja pune, standard më të lartë, Bujqësi bashkëkohore, arsim modern, dhe një të ardhme më të mirë“, tha Gruevski.

Ndërkohë, nga LSDM theksuan se kriminaliteti që bën VMRO-DPMNE nuk ka asgjë të përbashkët me idealet e VMRO-së.

Robert Allagjozovski nga kjo parti tha se Gruevski vendosi që luftën maqedonase ta festoj përmes ndërtimeve të çuditshme, si kjo portë në qendër të Shkupit e cila mori 6 milion e 250 mijë euro.

“Në vend se revolucionarët meritor për shtetin maqedonas, më muzeun e VMRO-së  i kanë grumbulluar Hitlerin me bashkëpunëtorit nazist Vanço Mihajlov. Shpenzimet kriminale dhe historia  e shtrembëruar e VMRO-DPMNE-së nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet e Goce Dellçevit dhe VMRO historike. Në të kundërtën, Nikolla Gruevski dhe VMRO DPMNE i varfëruan qytetarët dhe i ndanë në çdo bazë”, tha Allagjozovski.

Partia Liberale Demokrate lidhur me rastin e kësaj feste theksoi se prefiksi  ‘VMRO’ sot është uzurpuar nga partitë politike që duan të miratojnë për vete të mirat e organizatës së famshme në të kaluarën. Sipas liberal – demokratëve , këto parti janë të vetëdijshëm se nuk kanë asgjë të përbashkët me qëllimet dhe traditat e VMRO-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button