Dënim me vdekje një zyrtari të akuzuar për korrupsion në Kinë

Një ish-zyrtar i një miniere shtetërore në Kinë është dënuar më vdekje me akuzën për korrupsion, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Shinhua, Yu i cili doli përpara trupit gjykues në gjykatën e Hejlongciang, në verilindje të Kinës, është dënuar me vdekje pasi akuzohet se ka marrë 306.8 milionë Yuen, (45 milionë dollarë).

Në një deklaratë në lidhje me ngjarjen, gjykata ka thënë se Yu gjatë viteve ‎2005 – 2011, kohë kur ai ishte drejtues në një minierë në rajonin Heylongciang Longmay, ka marrë rreth 45 milionë dollarë ryshfet.

Këshilli i gjykatës ka shtyrë ekzekutimin e tij për dy vite për shkak të bashkëpunimit të tij me autoritet. Ndërkohë pasuria e tij është konfiskuar.

Pas marrjes së detyrës, Presidenti kinez, Xi Jinping, në vitin 2012 deklaroi se do të ndjekë një politikë të ashpër kundër korrupsionit. Ai e cilësoi korrupsionin si një kërcënim për qëndrimin në këmbë të partisë.

Komisioni i ngritur pranë Partisë Komuniste Kineze që nga viti 2012 deri më sot ka hetuar mbi 75 milionë anëtarë të kësaj partie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button