“Mburoja e Eufratit”, kryhen sulme ndaj fortesave të ISIS

Në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” forcat opozitare siriane të mbështetur nga Forcat e Armatosura të Turqisë kanë kryer sulme mbi tetë fortesa të organizatës terroriste ISIS dhe 51 të organizatës terroriste PKK/PYD në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ofensiva “Mburoja e Eufratit” ka nisur më 24 gusht në veri të Sirisë, për të neutralizuar kërcënimin e terrorizmit me theks të veçantë ndaj ISIS-it dhe forcimin e sigurisë në zonën e kufirit sirian-turk, ndërsa Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke, deklaroi se në 24 orët e fundit, të ditës së 61-të të ofensivës, kanë vazhduar sulmet ndaj fortesave terroriste.

Në deklaratë thuhet se në sulmet e fundit janë vrarë katër ushtarë të opozitës dhe janë plagosur 20 të tjerë, si dhe janë vrarë të paktën tre pjesëtarë të organizatës terroriste PKK/PYD.

Opozita siriane është duke u mbështetur nga forcat ajrore turke, të cilat kanë gjuajtur fortesat terroriste. Në këto sulme ajrore janë vrarë disa terroristë të ISIS-it dhe janë shkatërruar katër ndërtesa që përdoreshin nga terroristët si bazë logjistike dhe komanduese.

Ofensiva “Mburoja e Eufratit” me sulme ajrore mbi pozicionet e ISIS-it mbështetet edhe nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të.

Në dy muajt e fundit të ofensivës përgjatë zonës veriore kufitare të Sirisë nga terroristët është çliruar zona prej rreth 1.265 kilometra katrorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button