Ivanov: Të ndërtojmë kulturë të dialogut dhe kompromisit, por edhe ndjenjë për unitet rreth interesave shtetërore

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e shënimit të festës shtetërore 23 Tetori – Ditës së Luftës revolucionare të Maqedonisë, dërgoi urim për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

“Sot, më 23 Tetor e shënojmë ditën kur në vitin 1893, gjashtë maqedonas të bashkuar e krijuan organizatën e parë mbarëmaqdonase, e cila i dha drejtimet kryesore për krijimin e shtetit të lirë, të pavarur dhe sovran të Maqedonisë. Misioni i tyre e bashkoi popullin e Maqedonisë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare apo gjuhësore në luftën e përbashkët për liri, shtetësi dhe pavarësi”, thotë në urim Ivanov.

Ai thekson se duke e shënuar ditën e gjashtë themeluesve të idesë për Maqedoninë e lirë, sovrane dhe demokratike, ne e përkujtojmë esencën e kësaj feste të ndritshme, e ajo është se vetëm kur jemi të bashkuar – fitojmë, ndërsa kur jemi të ndarë kthehemi mbrapa.

Sot, potencoi Ivanov, Republika e Maqedonisë është e ndarë më shumë se kurrë më parë. Thekson se ndarjet e brendshme reflektohen në interesat shtetërore, të së ardhmes evropiane të Maqedonisë.

“Në emër të heronjve tanë të së kaluarës, por edhe të fëmijëve tanë, të cilët janë heronj të së ardhmes, ju bëj thirrje që t’i bashkojmë forcat, të pajtohemi dhe të bashkohemi. Të ndërtojmë kulturë të dialogut dhe kompromisit, por edhe ndjenjën për unitet rreth interesave shtetërore. Para së gjithash, të respektohemi edhe krahas dallimeve tona më të thella politike dhe ideologjike. Vetëm kështu do t’ia dalim drejt fitoreve nga e kaluara, të shtojmë fitore në të ardhmen. Vetëm të bashkuar do t’ia dalim të vazhdojmë në rrugën tonë për një Republikë të Maqedonisë më prosperuese, më të lumtur dhe më të pasur. Për shumë mote Ditën e luftës revolucionare të Maqedonisë! Të jetojë Republika e Maqedonisë”, thotë në urim Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button