RDK-ja, Nevzat Bejta i keqpërdor paratë e komunës në emër të aksioneve

RDK-ja, e konsideron si skandaloze aksionin e Komunës së Gostivarit për kapjen e qenve endacak. Kjo parti akuzon se në emër të këtij aksioni, po behën keqpërdorime të mëdha me mjetët financiare të komunës.

“Në vazhdën e menaxhimit kriminal dhe skandaleve të shumta,  skandali i vitit 2014 është çmimi që zyrtari ‘’NB’’ paguan për kapjen e qenve endacak në Gostivar. Për kapjen e një qeni kjo garniturë e BDI-së ka paguar çmimin minimal prej 95,000 denar ose 1.500 euro, ndërsa mega çmimi për kapjen e një mega qeni arrin çmimin prej 775,200 denar ose 12,600 Euro”, thuhet të komunikatën e RDK-së. 

RDK-ja, thotë se vetëm për periudhën kohore 9 mujore Nevzat Bejta për kapjen e qenve endacak i ka transferuar drejtorit të tij të ndërmarrjes publike shumën prej afërsisht 20.000 Euro.

“Për sa i përket akuzës qesharake se pronari i Arbin Kompani është mik me Rufi Osmanin dhe se ka përfituar një shumë marramendëse e shndërron zyrtarin ‘’NB’’ më një “ofiqar” që ka marrë pjesë në çdo kurorëzim që janë bë për një periudhë të gjatë kohore në tërë territorin e komunës së Gostivarit. Nuk do të na befasoj aspak orvatja e mëtutjeshme nga ana e zyrtarit ‘’NB’’, që të akuzohemi se secili që ka marrë punë gjatë periudhës kohore 2009-2013 të jetë “mik” me udhëheqsinë e kësaj periudhe”, thuhet në komunikatën e RDK-së.

RDK dega në Gostivar vazhdon me grumbullimin e të dhënave empirike dhe shumë shpejtë me anë të një pres konference do të demanton botërisht shpifjet që i plason shërbimi gebelsian i Nevzat Bejtës në lidhje me bashkëpunim legal që komuna e Gostivarit e ka pasur me kompanitë private në mandatin paraprak qeverisës.

Lajme të ngjashme

Back to top button