Si të parandalojmë ngërçet e këmbës

Ngërçet e këmbës janë një fenomen shumë i përhapur. Një pjesë e madhe e njerëzve kanë përjetuar të paktën një herë ngërçe në këmbë, sidomos gjatë natës kur trupi është në qetësi, shkruan shendeti.com.al

Çfarë e shkakton ngërçin?

Ka një numër të madh faktorësh të jashtëm të cilët shkaktojnë ngërç. Më së shpeshti ndodh për shkak të dehidratimit ose kequshqyerjes. Në disa  raste ngërçi mund të sinjalizojë një sëmundje më të rëndë, siç është infeksioni i veshkave.

Personat që kryejnë aktivitete fizike janë dhe ata që preken më shumë nga ngërçi për shkak të dehidratimit. Mënyra se si ata mund ta parandalojnë këtë efekt është duke pirë ujë të vakët. Sipas ekspertëve, uji i vakët është i rëndësishëm sepse ka temperaturë të ngjashme me gjakun dhe muskujt e dehidratuar e përthithin atë më shpejt në krahasim me ujin e ftohtë.

Suplementet elektrolite janë  një zgjidhje shumë e mirë për njerëzit që kanë shumë shpesh ngërçe. Janë shumë dobiprurëse sepse ndihmojnë në balancën e elektroliteve , në hidratim dhe e ndalojnë një ngërç shumë shpejt.

Si të parandalojmë ngërçet e këmbës

Minerali kryesor për një funksionim më të mirë si dhe për parandalimin e ngërçeve është magnezi. Doza ditore e rekomanduar është 250-300 gramë për shkak se ajo përthithet nga metabolizmi  shumë shpejt. Për ta marrë magnezin në mënyrë natyrale mund të konsumohen ushqime si : fara të llojeve të ndryshme, spinaq, peshk, kunguj, patate, çokollatë të zezë e shumë të tjera. Përveç magnezit, duhet të kujdeseni edhe për sasitë e kaliumit që merrni, sepse  edhe ai ndihmon në  parandalimin e ngërçeve.

Pasi është përthithur nga sistemi tretës, kaliumi i drejton lëngjet në zonën e prekur. Pra është e rëndësishme të përdorni  ushqime  që përmbajnë këto lloj mineralesh, nëse doni që të mos përjetoni më ngërçe të këmbëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button