Rëndësia e psikoterapisë te pacientët e prekur nga tumoret

Përpos trajtimit klinik, pacientët e prekur nga tumore të ndryshmë kanë nevojë edhe për trajtim psikologjik, duke filluar nga këshillimi, mbështetja psikosociale e deri tek psikoterapia. Këtë e ofron kujdesi paliativ, i cili funksionon falë një ekipi multidisiplinar. Por shpesh përmendet psikoterapia tek këta të sëmurë, por nuk është detajuar ku konsiston kjo psikoterapi, shkruan shendeti.com.al. Më poshtë janë disa prej dimensioneve të saj:

Katër dimensione të psikoterapisë në kujdesin paliativ:

  1. Një marrëdhënie në të cilën pacienti krijon një mirëbesim dhe beson se përmirësimi dhe mirëqenia e tij vjen edhe si rezultat i punës së psikoterapistit.
  2. Çështje praktike dhe mundësi shërimi.
  3. Një përsiatje apo mit që shpjegon vuajtjen e pacientit dhe sa i aftë është ai ta kapërcejë këtë gjendje.
  4. Një grup procedurash që kërkojnë pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e pacientit dhe terapistit, ku të dyja palët janë pjesë e përmirësimit të shëndetit të pacientit.

Një trajtim psikoterapeutik nuk është i bazuar vetëm në një strukturë teorike apo i mbështetur në evidencë shkencore. Ai është i parashikuar nga specialistë të shëndetit mendor dhe kërkon trajnime, njohuri dhe aftësi specifike dhe klinike.

Psikoterapia psikodinamike në kujdesin paliativ.

Në fushën e kujdesit paliativ përdoren shumë forma të psikoterapisë psikodinamike.

Psikoterapia mbështetëse është më e përdorura për pjesën më të madhe të pacientëve dhe ka qëllim kryesor të ulë nivelin e stresit dhe të përmirësojë mirëqenien psikologjike.

Terapia me orientim të brendshëm:

Ajo ka qëllim të ndihmojë pacientët të kuptojnë reagimet e tyre psikologjike në lidhje me sëmundjet, duke i lidhur ato me një element të rëndësishëm të trajektores së jetës së tyre.

Kjo terapi u ofron pacientëve një mundësi për të rritur sensin e kontrollit dhe koherencën në një situatë e cila më parë konceptohej si kaotike.

Psikoterapia sistemike në kujdesin paliativ

Përsa i përket psikoterapisë sistemike, të gjithë pacientët që janë pjesë e kujdesit paliativ mund të ndiqen nga kjo psikoterapi. Më poshtë po përmendim një formë të terapisë sistemike, e cila është vlerësuar shkencërisht:

Terapia që ka në fokus familjen e hidhëruar (FFGT)

Një ndërhyrje parandaluese për familjet me nivel të lartë risku, bazuar në trajtimin e familjes e cila luan rolin kryesor në kujdesin e të sëmurëve terminalë dhe është esenciale për pacientin.

Qëllimi i kësaj terapie është  të lartësojë rolin e familjes dhe të lehtësojë hidhërimin me qëllim minimizimin e dhimbjes psikosociale.

Psikoterapia e njohjes dhe e sjelljes në kujdesin paliativ.

Psikoterapia e njohjes dhe e sjelljes është përdorur për të kontrolluar dhimbjet nga sëmundjet të tjera, por jo për dhimbjet e shkaktuara nga kanceri.

Lidhur me terapinë e njohjes, pacientët janë të ftuar të parashtrojnë mendimet, gjykimet dhe informacionet e tyre dhe njëkohësisht t’i sfidojnë ato me ndihmën e terapistit. Një nga format e terapise e njohjes është terapia e vetëkontrollit apo terapia e zgjidhjes së problemeve.

Janë kryer studime të ndryshme nga të cilat disa kanë pasur sukses dhe disa jo në trajtimin e të sëmurëve me kancer, ndaj dhe terapia e njohjes – sjelljes është konsideruar disi e pasuksesshme në trajtimin e të sëmurëve me kancer.

Psikoterapia eksperimentale

Psikoterapia eksperimentale është shumë tërheqëse për profesionistët që merren me kujdesin paliativ. Ajo e vendos pacientin në kontekstin human, parashikon një pikëpamje gjithëpërfshirëse dhe  është ekzistenciale.

Një nga terapitë më të famshme të terapisë eksperimentale është terapia e përdorur nga Viktor Frenkel: “Logoterapia”

Frenkel theksonte se njeriu e percepton kuptimin e jetës në tri mënyra: në krijimtari, marrëdhënie dhe në kufirin e ekzistencës së eksperiencave të njerëzve.

Terapia ekzistenciale e Frenkelit bazohej në mendimet shpirtërore dhe negative të pacientit nën kërcënimin e kancerit dhe ajo që ofron logoterapia është kujdesi shpirtëror.

Kush e bën psikoterapinë dhe kush përfiton nga ajo?

Ndërhyrjet psikoterapike janë tashmë pjesë e shoqërisë urbane, si shërbime profesionale të ofruara nga persona ekspertë të trajnuar e të licencuar në këtë fushë,.

Personat të cilët ushtrojnë profesionin e psikoterapistit duhet të kenë njohuritë e duhura, trajnimet përkatëse, mbikëqyrës etj.

Duhet të kuptojmë që psikoterapia është po aq e fuqishme sa edhe psikofarmakologjia.

Psikoterapia nuk është një metodë magjike me një efekt të menjëhershëm. Ajo kërkon një pjesëmarrje aktive të pacientit, të motivuar për të komunikuar, përballur  ankthin dhe mendimet e lodhshme, ndjenjat dhe vështirësitë ndërpersonale si dhe aftësinë për të vendosur një marrëdhënie të besuar.

Psikoterapia është një përpjekje për sfidë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button