Modelja shqiptare që po e lë pa mend portierin e Manchester United

Misse Beqiri aktualisht është duke garuar nëpër tabloidet britanike së bashku me Ritën dhe Adnanin.

Në Premier Ligën angleze nuk është duke shkëlqyer vetëm Adnan Januzi, sikurse vendi nëpër tabloide nuk është tashmë i rezervuar veç për Rita Orën. Modelja shqiptare, me prejardhje nga Kosovë, Misse Beqiri, është bërë lajm për tabloide me lidhjen e saj me portierin e Manchester United, Anders Lindegaard.

“Anders Lindegaard dhe Manchester United nuk kanë pas për cka të gëzohen shumë ketë sezon, edhe pse portierit danez qartazi është duke fituar jashtë fushe”, ironizon tabloidi Daily Mail. Lindegaard e ka postuar një link të dashnores së saj dhe modeles Beqiri, me mesazhin: “E bukur që ta këputë shpirtin. Faleminderit Zotit është e imja”.

Daily Mail shkruan se bukuroshja shqiptare e ka një ngjasi interesante me modelen amerikane Cindy Crawford.

Lindegaard gjatë këtij sezoni e ka mbrojtur vetëm dy herë golin e United, për Capital Cup kundër Norëich dhe FA Cup kundër Sëansea.

Lajme të ngjashme

Back to top button