Durrës, 18­ vjeçarja vetëvritet me fostoksinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në Durrës, ku një vajzë 18 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Mësohet se rënkimet e së resë kanë shqetësuar familjarët në mes të natës, të cilët pasi e kanë parë në gjendje të rënduar, e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Duke parë gjendjen e saj të rëndë, 18­ vjeçarja është nisur drejt Tiranës, dhe në orët e para të mëngjesit të së premtes ka ndërruar jetë në spitalin “Nënë Tereza”.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë të renë drejt fundit tragjik, ndërsa policia po heton për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button