Greqi: Sekuestrohen 29 kg heroinë, në pranga 2 shqiptarë

Të paktën 29 kilogramë heroinë dhe dy shtetas shqiptarë u kapën nga policia greke. Droga u gjet në një valixhe brenda një kamioni-frigorifer që ishte nisur nga Holanda dhe po mbërrinte në Greqi me linjën Brindizi-Patra.

Policia greke ka kapur fillimisht shoferin dhe shoqëruesin duke iu marrë telefonat celularë që të mos lajmëronin marrësit e drogës dhe pasi kanë mësuar vendin e dorëzimit kanë shkuar në Korinth.

Këtu janë arrestuar edhe dy shtetasit shqiptarë që do të merrnin drogën dhe do ta shpërndanin në vende të ndryshme në Athinë. Vetëm fitimi i katër pjesëtarëve të këtij grupi shkonte në mbi 500.000 euro, shkruan Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button