Deputetët kanë votuar marrjen kredisë prej 36.4 milion euro

Deputetët kanë votuar sot marrjen kredisë prej 36.4 milion euro nga Banka Botërore për Zhvillim.

Opozita nuk është pajtuar me më marrjen e kredisë, duke akuzuar qeverinë se praktikon këtë para zgjedhjeve.

 “Këtë shtet e futni në borxhe jashtë mase dhe këtë e bëni pa nevojë, atëherë kur duhet ët ketë zgjedhje. Këto para do të harxhohen vetëm për zgjedhje për të manipuluar dhe për të blerë votues”, tha deputeti i LSDM-së, Marjanco Nikollov.
 
Zëvendës ministri për financa, Ardian Xheladini, sqaroi se më këtë kredi do të përkrahen aktivitete në katër sektor të rëndësishëm, siç janë, përkrahja e prodhimtarisë me kualitet të lartë, lehtësimin e ristrukturimit të sektorit bujqësorë, përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve në logjistikën tregtare dhe vendosjen e fleksibilitetit të në pazarin e punës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button