Ja si ta përdorni mollën për të rënë në peshë

Një mollë nën ditë mund të mbajë ose jo doktorin larg, por është e sigurt se mund t’ju ndihmojë të shihni rezultate pozitive në peshore. Ja si ta përdorni mollën gjatë ditës që të dobësoheni:

 Mëngjes: Zgjidhni ushqime me pak kalori

Bollguri është zgjedhja e duhur për mëngjes. Mund ta ëmbëlsoni tasin me bollgur me shurup panje (1/8 e filxhanit përmban 100 kalori) ose të hidhni në vend të saj pure me mollë të zier, pa sheqer (ku gjysmë filxhani përmban 51 kalori). Bëni këtë ndryshim për gjithë javën, dhe do të ruani jo vetëm 343 kalori, por do të merrni edhe 9.1 gramë fibra më shumë, shkruan shendeti.com.al.

Drekë: Ushqehuni me ushqime të pasura me fibër që të mos e keni më mendjen vetëm tek ushqimi

Plot të shijshme, mollët janë gjithashtu një burim i mirë i fibrave, që largojnë urinë. Konsumoni një mollë të madhe (bashkë me lëkurën) që të merrni 5.5 gramë fibra menjëherë.

Përmbajtja e lartë e ujit dhe e fibrave do t’ju mbajë të ngopur deri vaktin e ardhshëm, kështu nuk do të tundoheni të hani ushqime me shumë kalori dhe të pashëndetshme.

Ëmbëlsirë: Shmangni ato me shumë kalori

Një gjysmë filxhani akullore me çokollatë përmban 250 kalori. Dy biskota me çokollatë të bëra në shtëpi përmbajnë 178 kalori. Gjysmë çokollate të zezë përmban 300 kalori.

Shpëtoni veten nga kaloritë dhe shijoni një ëmbëlsirë të bërë me mollë. Pritni një mollë të vogël (80 kalori), i shtoni një lugë gjelle mjaltë (64 kalori) dhe pak kanellë, dhe në total arrin në 144 kalori. Ose pastrojeni mollën në brendësi, e mbushni me bajame dhe rrush të thatë, e spërkatni me pak shurup panje dhe e piqni në furrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button