LSDM, VMRO – DPMNE dhe ASHMAA e dënojnë sulmin ndaj gazetarit të TV Telma

LSDM-ja sot përmes një kumtese, e dënoi sulmin ndaj gazetarit të TV “Telma”, të kryer mbrëmë para Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Interes i të gjithë qytetarëve është ta kuptojnë të vërtetën dhe të informohen. Kjo është e mundur vetëm nëse gazetarët pa pengesa dhe pa asnjë kërcënim për sigurinë e tyre dhe pa presione t’i kryejnë detyrat e tyre profesionale”, qëndron në kumtesën e LSMD-së.

Pas 11 dhjetorit, siç theksohet në kumtesën e LSDM-së, gazetarët do të munden lirshëm të informojnë dhe ta kritikojnë punën e institucioneve. Liritë mediale do të kthehen, ndërsa Maqedonia asnjëherë nuk do të kualifikohet si vend me media jo të ilira nga organizata e njohura ndërkombëtare.

Reagim i VMRO – DPMNE-së

Gazetarët dhe mediuemt duhet lihen të lirë ta kryejnë punën e vet. VMRO-DPMNE i dënon të gjitha presionet dhe sulmet dhe të gjitha tentimet përmes çfarëdo lloj kërcënimesh dhe shpalljes për armiq mediumet të frikësohen dhe censurohen.

Kjo ceket në kumteësn e VMRO-DPMNE-së me rastin e sulmit të djeshëm ndaj një gazetari para MPB-së.

“VMRO-DPMNE e përshëdnet intervenimin e djeshëm të shpejtë të policisë dhe spastrimin e incidentit me gazetarin e televizionit Tellma. Vetëm në atë mënyrë mund të hiqen të gjitha dyshimet dhe të gjitha keqpërdorimet politike nga veprimet e tilla të pahijshme. VMRO-DPMNE kërkon që organet kompetente fajtorit t’i shqiptojnë sanksion adekuat”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Reagim i ASHMAA-së

Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale e dënon dhunën e djeshme ndaj gazetarit të TV Telma. Këto akte, vlerëson Agjencia, janë sulm i drejtpërdrejt ndaj lirisë së mediave dhe të drejtës që opinioni të informohet.

Ajencia apelon që të mos pengohen gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave në kryerjen e detyrës së tyre profesionale, e cila është me rëndësi të jashtëzakonshme në këto çaste shoqëroro-politike, thuhet në kumtesën e ASHMAAV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button