A ekzistojnë ushqime që janë kategorisht të ndaluara për diabetikët?

Për të sëmurët me diabet nuk ka ushqime të ndaluara. Rekomandohet dietë e shëndetshme dhe të sëmurit me diabeti lejohet në disa raste të hajë edhe ëmbëlsira, si për shembull pasta, por me kusht që kaloritë që ka ëmbëlsira të llogariten brenda kalorazhit ditor të përcaktuar që më parë.

Në bazë të konceptit të dietës së shëndetshme, të sëmurit me diabet i lejohet të pijë edhe pije alkoolike, natyrisht me kusht që kaloritë që merr nga kjo pije të llogariten brenda kalorazhit ditor të përcaktuar që më parë. Theksojmë se pijet alkoolike nuk e rrisin gliceminë, sepse nuk përmbajnë sheqerna (karbohidrate), përkundrazi, në sasi të mëdha ato mund të çojnë dhe në hipogliceminë, pasi është përcaktuar shkencërisht që hipoglicemia vjen dhe nga alkooli i marrë në sasi të mëdha.

Theksojmë se ëmbëlsirat dhe pijet alkoolike nuk rekomandohen të merren përditë. Marrja e ëmbëlsirave apo edhe e pijeve alkoolike brenda kalorazhit të lejuar bëhet për të pasur variacion në marrjen e ushqimeve dhe për të hequr frikën e ushqimeve të ‘ndaluara’ në mënyrën kategorike  për të sëmurët me diabet.

Tek diabetikët me diabet të tipit 2, që në shumicën dërrmuese janë dhe obezë, ku makroangiopatia diabetike është më e shprehur se të diabetikët me diabet tip 1, kërkohet përdorim i kufizuar i yndyrave shtazore, gjalpit dhe të verdhës së vezës. Kjo natyrisht bëhet për të frenuar në maksimum përparimin e procesit aterosklerotik që zhvillohet në mënyrë të ngadalshme dhe të ‘fshehtë’.

Përdorimi i vajit të misrit është mjaft i rekomanduar dhe tepër i dobishëm për këta të sëmurë.

Sa herë në ditë duhet të hanë diabetikët dhe si shpërndahen llojet e ndryshme të ushqimeve?

Njerëzit pa diabet sheqeri, zakonisht hanë tri herë në ditë: mëngjes, drekë dhe darkë. Të sëmurëve me diabet u këshillohet që ushqimin ditor  të llogaritur në bazë të kalorazhit të mos e marrin tri herë në ditë, por 6 herë në ditë. Konkretisht në mëngjes në orën 10.00, në drekë në orën 16.00 dhe në darkë në orën 22.00 (para gjumit). Ushqimi i marrë në orën 10.00, 16.00 dhe 22.00 si rregull është i paktë dhe quhet vakt i vogël . Në këto orare zakonisht, rekomandohen fruta, biskota apo edhe  ushqime të tjera që i merr në sasi të pakët. Marrja e ushqimit 6 herë në ditë , siç u përmend edhe më lart, bën që i sëmuri të ‘jetë i ngrënë’ gjatë gjithë ditës, çka bën të mundur shmangien e hipoglicemisë  për arsyet që do t’i shtjellojmë më poshtë. Buka përdoren në të tria vaktet kryesore: mëngjes, drekë dhe darkë. Ushqimet e tjera rekomandohen si më poshtë:

Në mëngjes: djathë, vezë, qumësht, gjizë, salsiçe, etj.

Në drekë: mishi dhe produktet e tij, peshku, gjellë me zarzavate jeshile, frutat, etj.

Në darkë: djathë, gjizë, kos, qumësht, gjellë me zarzvate , etj.

Mënyra e mësipërme e ndarjes së ushqimeve është relative, varion nga një vend në tjetrin dhe natyrisht, ka në bazë traditën popullore si dhe kulturën sociale të personave me diabet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button