Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, babai shtyp me makinë vajzën 18-muajshe

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një familje shqiptare në Itali.

Mediat lokale raportojnë se një vajzë, Emanuela Xhafkollari 18-muajshe është shtypur me makinë nga babai duke parkuar në garazh.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Mazzarrone në provincën Catania në familjen Xhafkollari.

Sipas mediave lokale ngjarja ka ndodhur në momentin që familja sapo ishte kthyer në shtëpi dhe burri po parkonte makinën.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes apo se si fëmija mund të ketë shpëtuar nga duart e nënës dhe si ka përfunduar pas makinës, transmeton Shqiptarja.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button