Rasti “Tenderët”, PSP propozon masë kujdesi për dy të dyshuar
![Prokuroria Speciale Publie - PSP](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/10/133396664.jpg?fit=540%2C300&ssl=1)
Gjatë ditës së djeshme, deri te Gjykata Themelore Shkupi 1, në lidhje me hetimin në lëndën “Tenderët”, Prokuroria Speciale Publike (PSP), ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së kujdesit për dy persona të dyshuar, me të cilën, është kërkuar që personat e dyshuar të paraqiten në Gjykatë një herë në javë – çdo të martë në ora 10:00, deri te personi i caktuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1, njofton Portalb.mk.
PSP, njofton se për dy personat e dyshuar, gjithashtu është kërkuar që t’u merren dokumentet e udhëtimit, për shkak të ekzistimit të rrethanave për mundësi të ikjes.
Përndryshe, rasti “Tenderët”, që dje e hapi Prokuroria Speciale, ka të bëjë me kurdisje të një tenderi për ndërtimin e “Muzeut të VMRO-së”, në të cilin janë të dyshuar katër persona të punësuar në Ministrinë e Kulturës.