Gostivar, Këshilli Rinor sensibilizon qytetarët në luftën kundër kancerit

Në ditën botërore të luftës kundër kancerit, Këshilli Rinor, respektivisht Departamenti i Shëndetësisë në Sallën e Këshillit Komunal të Gostivarit, mbajti ligjëratë informuese dhe senzibilizuese. 

Ligjërues ishin Selim Çerkezi dhe studentja e mjekësisë Albina Bejta, të cilët folën detajisht rreth sëmundjes së kancerit, simptomat, preventivat dhe trajtimin e tij. 

“Këshilli Rinor mbetet aktiv dhe vazhdimisht do të angazhohet edhe në sferën e shëndetit publik. Jemi këtu për të shënuar ditën ndërkombëtare të luftës kundër kancerit, kjo me qëllim që vetëdija e qytetarëve të jetë në nivelin më të lartë sa i përket preventivit në kohë të kësaj sëmundje. Për këtë qëllim ne realizuam dy aktivitete. 

Njëra për shpërndarjen e fletushkave informuese, dhe si aktivitet të dytë kemi ligjëratën me karakter informues dhe sensibilizues, me ligjërues doktor Selim Çerkezi dhe Albina Bejta, studente e mjekësisë”, theksoi Arifi. “Ana pozitive e këtyre ligjëratave është informimi i qytetarëve, preventimi, si dhe zbulimi i kësaj sëmundjeje sa më herët që është e mundur. 

Kanceri, është një nder problematikat kryesore ne mjekësi dhe është një nder sëmundjet më të përhapura dhe më të rrezikshme për shëndetin e njeriut. 

Shpresojmë se me anë të kësaj ligjërate kemi arritur sa do pak t’i informojmë dhe ti vetëdijesojmë qytetaret”, tha studentja, Albina Bejta. Me qëllim që të ngritët më shumë vetëdija e qytetarëve, të martën prej orës 12:00 – 14:00 në qendrën e qytetit, Departamenti i Shëndetësisë shpërndau fletushka me përmbajtje informuese dhe sensibilizuese rreth sëmundjes së kancerit.

Lajme të ngjashme

Back to top button