Shpallet tender për ndërtimin e Qendrës së re klinike në Shkup

Në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian është shpallur tender për ndërtimin e Qendrës së re klinike universitare “Nënë Tereza” në Shkup, tha sot në konferencën për shtyp në Portën “Maqedonia”, zëvendëskryeministri dhe ministër i Shëndetësisë Nikolla Todoorv.

Ky, theksoi Todorov, është projekt i shumëpritur i cili paraqet kurorë në serinë e investimeve në shëndetësi të bëra në periudhën e fundit.

Theksoi se në vit në klinikat mjekohen rreth 75.000 pacientë, me gjithsej 450.000 ditë spitalore, ndërsa me gjatësi mesatare të qëndnrimit prej 6,1 ditë. Në bazë ditore jepen rreth 27.000 shërbime shëndetësore për pacientët.

Ai tha se hapja e ofertave është paraparë për më 5 dhjetor në orën 14:00. Qëllimi i procedurës zbatohet sipas procedurave të Bamkës së Këshillit të Evropës, ndërsa me shfrytëzimin e formularëve të Bankës botërore, në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar dhe të ratifikuar.

Me shpalljen e sotme të procedurës për tender, potencoi Todoorv, thekson afati për ngritjen e dokumentacionit të tenderit dhe dorëzimi i ofertave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button