Gjuriq: Dialog po, por pasurinë nuk e japim

Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog, por jo për ta dorëzuar pronën e saj.

Kështu tha sot në Bruksel, drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë,  Marko Gjuriq i cili shtoi se Beogradi nuk do të rri duarkryq rreth kësaj çështjeje.

Ai iu tha gazetarëve në Bruksel, pas një raundi tjetër të bisedimeve teknike me Prishtinën, se nuk do të bëjnë lëshime katastrofale dhe kompromise të kalbura në kurriz të popullit të vet, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Sipas mediave serbe, Gjuriq në Misionin e Serbisë në BE në Bruksel zhvilloi një takim me përfaqësuesit e 28 vendeve anëtare dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën paraqiti qëndrimin e Serbisë “në lidhje me Trepçën, ligjin për investimet strategjike, por edhe në lidhje me mënyrën në të cilën trajtohen përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës”.

“Politika jonë mbetet politika e bisedimeve, por kurrë nuk do të jetë politikë e futjes së kokës në rërë, duke bërë lëshime të pajustifikueshme dhe kompromise të kalbura në dëm të interesave të popullit serb”, ka thënë Gjuriq.

“Dialog po, por dorëzimi i pronës, fakti i  lëshimeve katastrofale që ndoshta mund të na kërkohen  për të zhvatur nga ne, ajo kurrë do të ndodhë,” tha ai, transmeton Klan Kosova.

Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi po vazhdojnë në Bruksel edhe sot  bisedimet mbi njohjen reciproke të diplomave.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button