Gjuriq: Vrazhdësia e Hotit nuk ka kufij, BE-ja nuk duhet të qëndrojë pa përgjigje

Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe dhe negociatori serb në negociatat Kosovë-Serbi në Bruksel, ka kërkuar reagim nga Bashkimi Evropian për deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, se tema e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë është e mbyllur.

Siç theksoi ai, Hoti tani tallet me Bashkimin Evropian dhe Beogradin në baza ditore, duke deklaruar se tema e Bashkimit të Komunave Serbe është e mbyllur për të, raporton B92.

“Provokimet e tij nuk duhet të qëndrojnë pa përgjigje nga Bashkimi Evropian”, deklaroi Gjuriq.

Ai vlerësoi se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është unik pasi njëra palë nuk ka nevojë as ta arsyetojë vetveten për moszbatimin e marrëveshjes, dhe për këtë nuk vuan nga ndonjë sanksionim nga ndërmjetësuesit në dialog.

“Marko Gjuriq, vlerësoi sot se vrazhdësia e kryeministrit të Prishtinës, Avdulah Hoti, nuk ka kufij”, raportoi B92.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button