Sela: Do të ndërtohet ura e drurit në Strugë

Me donacion nga një ndërmarrje private do të ndërtohet ura e drurit në lumin Drini i Zi në qendër të Strugës, informoi sot në konferencë për shtyp kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela.

Ura, sqaroi, do të jetë si ekzistuesja, e cila u rrënua për shkaqe sigurie para pesë viteve. Anët e jashtme, theksoi Sela, do të jenë metalike dhe do të jenë të njëjta me anët e Urës së Poezisë dhe asaj të Çarshisë, pas rikonstruimit të tyre. Aktivitetet pçërgatitëse në terren, paralajmëroi se do të fillojnë javën e ardhshme, ndërsa anët e drunjta tashmë gjashtë muaj janë përpunuar në Austri.

Kryetari i Strugës theksoi se ka filluar procedura edhe për rregullimin e shëtitores, përkatësisht bregut perëndimor të lumit Drini i Zi në të dy kejet.

“Do të kemi rajon qendror të rregulluar mirë. Vitin e kaluar e rregulluam shëtitoren afër kejit nga njëra anë e Drinit, ndërsa tani do të bëhet në anën tjetër. Po ndërmarrim masa për ta rregulluar edhe pjesën e shkatërruar të shtratit të lumit Drini i Zi, edhe pse kjo nuk është kompetencë e jona. Kemi përgjegjësi para qytetarëve dhe është shumë me rëndësi që të mos pësojë dikush”, tha Sela.

Donatori Mendi Qura theksoi se ura do të vendoset deri në fund të nëntorit, për çka do të investohen rreth 150.000 euro.

“Do të intervenojmë me hekur në anët e skajshme të urës të sinkronizohet me dy urat e tjera majtas dhe djathtas. Do ta kthejmë bukurinë që ishte marrë para pesë viteve”, deklaroi Qura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button