Vdes foshnja që lindi pas aksidentit te “Mavrovasja”

Të hënën ka ndërruar jetë foshnja që në jetë erdhi pasi nëna mbijetoi një aksident të rëndë në qendër të Shkupit në qendrën tregtare “Mavrovasja”, ndërsa babi vdiq menjëherë pas aksidentit.
 
Vajza e vogël lindi të shtunën kur nëna e saj e kishte lindur me operacion cezarian në Klinikën për gjinekologji.

Siç duket fëmija ka lindur para kohe dhe për këtë shkak mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

Bllazhe I. (33) që ndërroi jetë të shtunën në një aksident në Qendrën Tregtare “Mavrovasja” ishte duke e dërguar gruan e tij në spital S.I (21) për të lindur

Lajme të ngjashme

Back to top button