Januzaj dhe Ronaldo sot festojnë ditëlindjen

5 shkurti është data që festojnë ditëlindjen yje të njohur të futbollit evropian. Pikërisht në këtë datë 19 vite më parë u lind edhe krenaria jonë, supertalenti Adnan Januzaj.
E si të mos ndihesh i lumtur e krenar kur dhurata e ditëlindjes për Januzajn është shpallja si lojtari më i mirë i muajit te Manchester United, një skuadër gjigande botërore.

Në këtë ditë festojnë ditëlindjen edhe superyje të futbollit evropian e botëror.
Cristiano Ronaldo sot mbushë 29 vite. Ylli fantastik portugez feston ditëlindjen e tij pak javë pasi u shpall si “Topi i Artë” i vitit 2013.

Ditëlindjen sot festojnë edhe yje si Neymar, Tevez, Palacio e legjendari trajner italian, Cesare Maldini, baba i futbollistit gjithashtu shumë të njohur, Paolo Maldini.

Lajme të ngjashme

Back to top button