Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare me drejtim juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë deri në 10 gradë ndërsa ajo ditore do të lëvizë prej 11 deri në 19 gradë celsius.

Në Shkup moti  do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë mesatare me drejtim juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tetë ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 17 gradë.

Në orën e mbrëmjes do të ketë përsëri rritje të vranësirave, kshtu që në pjesët jugperëndimore do të ketë reshje të shiut që gjatë natës do të zgjerohet në pjesët perëndimore. Nga reshjet do të vazhdojnë edhe të premten kur sërish do të priten reshje më të mëdha në pjesët perëndimore.

Të shtunën ende do të ketë shi lokal, ndërsa të dielën pason periudhë e motit stabil me rritjen e temperaturave ditore.

Gjatë ditëve në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ngrohtë me erë mesatare nga juglindja, ndërsa reshje lokale të shiut përsëri priten të premten dhe të shtunën. Gjatë kohës së uikendit pritet mot stabil dhe më i ngrohtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button