Drejtori i Kooperativës ” Jeta e re” në Qendër Zhupë ka falsifikuar dokumente

Stacioni policor i Dibrës ka ngritur akuzë kundër I.I (38 vjeçar), drejtor i Kooperativës bujqësore “ Jeta e re” nga Qendra Zhupë, për vepër penalen ”keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autoritetit të tij” si dhe “Falsifikim dhe shkatërrim e librave të biznesit”.

I akuzuari në fjalë duke shfrytëzuar pozitën  e tij si drejtor në KB “Jeta e re” nga Qendra Zhupë si dhe kompetencat e tij  në atë post , ka kryer falsifikim të nënshkrimeve të anëtarëve-aksionarë të kooperativës, me vendime të sjella në ndonjë  mbledhje të mbajtur në Kooperativë duke i shndërruar këto vendime si të vërteta, deklaroi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit të punëve të brendshme në Ohër.

Sipas Dimoskit, duke dorëzuar të dhëna të rrejshme, I.I në procesverbal dhe në vendimet ka vendosur  gjashtë anëtar-aksionarë, duke u deklaruar se të gjitha aksionet do ti mbeten Kooperativës. Me këtë aktivitet joligjor, ai është shpallur pronari i Kooperativës bujqësore “Jeta e re”, duke shfrytëzuar pronë në vlerë prej 132,849,00 denarë. Këtë falsifikim e ka bërë me të vetmin qëllim, sepse katër nga gjashtë aksionarët e “nënshkruar “ kanë vdekur . Në saj të procesverbalit për mbajtjen e mbledhjes në kooperativë  dhe me të gjitha vendimet e marra, i akuzuari këtë vendim e ka regjistruar në Gjykatën themelore të Shkupit.

I.I është personi ndaj të cilit policia e Dibrës disa herë për vepra të ngjashme ka ngritur akuza të shumta  ndaj personit në fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button